“Bashar al-Assad është larguar nga Damasku”, Rusia shmang përgjegjësinë: Nuk kemi gisht në…

08/12/2024 18:01

Qeveria siriane ka rënë pas një ofensive të rrufeshme nga forcat kundër regjimit në të gjithë vendin, duke i dhënë fund sundimit 24-vjeçar të Presidentit Bashar al Assad.

Assad është larguar nga detyra dhe nga vendi pasi ka dhënë urdhër që të ketë një transferim paqësor të pushtetit, tha ministria e jashtme ruse në një deklaratë të dielën.

“Rusia nuk ishte e përfshirë në bisedimet rreth largimit të tij, por kemi qenë në kontakt me grupet opozitare. Moska i bën thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna.”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme ruse.

Vendndodhja e liderit tani, si dhe ajo e gruas së tij Asma dhe dy fëmijëve të tyre, mbeten të panjohura.

Pamjet që qarkulluan në mediat sociale ndërsa lajmet u shfaqën treguan familje që plaçkitnin pallatet presidenciale në Damask, mijëra festonin në rrugë.

Teherani, një tjetër nga aleatët e Asadit, tha se do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në Siri dhe rajon.

Fati i vendit është në duart e popullit sirian dhe duhet të ndiqet pa imponim të huaj apo ndërhyrje shkatërruese, tha ministria e jashtme e Iranit.

Rebelët sirianë, të përbërë nga grupe të ndryshme opozitare, thanë se po punonin për kalimin e pushtetit në një organ të ri qeverisës me kompetenca të plota ekzekutive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA