Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e një ditë më parë në Byppass-in e Fierit, me pasojë në jetë njerëzish.
Trupi i pajetë i gjetur disa metra larg automjetit tip “ BMV”, është 30-vjeçari Xherixhen Elmazaj, banues në Sarandë, i cili ishte pasagjer në mjet.
“BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, teksa drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime në trup. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.
Në lidhje me aksidentin policia arrestoi shoferin e automjetit E. Ç., 48 vjeç.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Pojan-Vlorë”, ju informojmë se Specialistët e Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kurjan, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga humbi jetën pasagjeri, shtetasi Xh. E., 30 vjeç, banues në Sarandë”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel