Qindra armë ilegale shkatërrohen gjatë fushatës së dorëzimeve vullnetare në Bosnie (fotot)

07/12/2024 18:49

Në fabrikën e çelikut në Ilijas, pranë kryeqyteti boshnjak Sarajevo, mediat e ftuara dëshmonin shkatërrimin e qindra armëve ilegale të zotëruara nga qytetarët, duke shenuar rritje të konsiderueshme dorëzimesh në krahasim me vitet e mëparshme, sipas zyrtareve.

Përfaqësues të qeverisë vendase dhe të agjencive ndihmëse të OKB vlerësonin iniciativën duke thënë se ndihmon në reduktimin e dhunës në qytetet e Bosnies.

“Këto armë u dorëzuan vullnetarisht nga qytetarët dhe grumbulluar me punën e policisë”, tha kreu i komisionit vendas të armëve Ermin Pesto, për rrjetin AFP.

Ai shtonte se armët ishin të periudhave të ndryshme deh se për më të vjetrat do të ksihte bashkëpunim me muzeume.

Renaud Meyer përfaqësues i agjencisë së armatimeve të OKB në Bosnie, e quante iniciativën dëshmi për rritjen e sigurisë.

“Ky është një kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve të vendit dhe fryt i shumë agjencive të rendit e ligjit, si dhe të tjerëve që kanë bashkëpunuar javët dhe muajt e fundit”, tha Meyer për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
2/5
"Këto armë u dorëzuan vullnetarisht nga qytetarët dhe grumbulluar me punën e policisë”, tha kreu i komisionit vendas të armëve Ermin Pesto

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA