Ofensiva rebele/ Erdogan thotë se në Siri ‘ka një realitet të ri’ (fotot)

07/12/2024 18:30

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha sot se tashmë në Sirinë fqinje “ka një realitet të ri” duek iu reeruar ofensivës se paparitur rebele qe ka perfshire veriun.

Teksa ai fliste grupet e reja rebele hynin në zonat urbane të qytetit Homs, njoftonin burimet, duke hapur rrugën drejt kryeqytetit Damask me një avancim të shpejtë, teksa linjat e forcave qeveritare nuk bëjnë më rezistencë në përpjekje për të mbrojtur regjimin 24 vjeçar të qeverisë së Bashar al-Assad.

“Ka një realitet të ri në Siri, politikisht dhe diplomatikisht. Siria i përket sirianëve të të gjitha etnive, ndarjeve dhe elementeve fetare”, thoshte sot Erdogan duke folur në qytetin jugor turk Gaziantep.

“Populli i Sirisë do të vendosë për të ardhmen e vendit të tij, ndërsa ne si Turqi, urojmë për fqinjin tonë Sirinë që të kthehet shpejt te paqja e stabiliteti të cilën e kërkon prej 13 vjetësh”, tha Erdogan.

Në komentet e tij kriptike presidenti turk shtonte se mënyra për të zgjidhur situatën do të ishte “mbështetja e integritetit territorial të Sirisë nga aktorët e organizatat ndërkombëtare”, sipas rrjetit GulfTimes.

Zhvillimi vjen teksa një ditë më parë ministri i jashtëm sirian Bassam al-Sabbagh tha se “ndërhyrjet rajonale dhe ndërkombëtare në vendin e tij, kanë si qëllim realizimin e ambicjeve historike të ndarjes së rajonit dhe rishkrimit të hartës politike”.

Siria e gjen veten papritur mes një ofensive shokuese të grupeve të panjohura rebele që kanë marrë kontrollin e disa qyteteve të mëdha në veri të Sirisë.

“Unë i kam prezantuar qartësisht aspektet e ndërhyrjeve nga jashtë në çdo gjë që po ndodh në Siri, dhe që ka ndodhur në të kaluarën këtu. E ritheksoj se ndërhyrjet janë ekspozuar dhe kanë si qëllim ambicjet historike per rishkrimin e hartës politike të rajonit”, shtonte Sabbagh.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA