Mijëra fermerë që ishin ndaluar në kufijtë e krahinës veriore Punxhab, e cila ushqen thuajse të gjithë vendin me drith, po marshojnë tashmë drejt kryeqytetit Delhi për të protestuar çmimet e ulëta me të cilat u blihen ushqimet dhe për fshirjen e borxheve me të cilat mbahen të kërcënuar.
Policia tentoi sot të ndalonte avancimin e tyre duke përdorur spraj djegës dhe gaz lotsjellës, shkruan rrejti DW, duke dokumentuar marshimin e tyre në autostradë me flamurë blu e të verdhë.
Autoritete indiane kanë ndërprerë komunikimet dhe internetin në zonë deri më datë 9 dhjetor me pretekstin e “shpërndarjes së dezinformacionit dhe thashethemeve.”
Para marshimit lideri protestës Sarëan Singh Pandher tha se ata do të avancojnë derisa të lejohen nga forcat e sigurisë.
Përveç çmimit të të korrave të tyre fermerët kërkojnë garanci për faljen e borxheve të akumuluara nga disa vjet më parë, si dhe kompensimet që u detyrohet qeveria në mbylljet e tokave.
Fermerët kanë forcë politike në Indi prej numrit të tyre të madh, teksa më shumë se gjysma e popullsisë prej 1.3 miliardë mbështetet te bujqësia për të jetuar, shkruan rrjeti DW.
Top Channel