Modelja e Instagram, Lili Spada vdes papritur nga kanceri në moshën 42 vjeçare (fotot)

06/12/2024 16:59

Modelja e bukurisë kishte njoftuar kësaj vere se ishte diagnostikuar me kancer.

Lilian Martins Gomes ka vdekur tashmë nga fenomeni i njohur së fundmi si “turbo-kancer”, disa muaj pas diagnostikimit.

Modelja nga Brazili krijonte përmajtjet e saj në rrjet mbi procedurat kozmetike dhe ndërhyrjet plastike por pasi i dhanë lajmin e sëmundjes njoftoi se “po shkëputej nga rrjetet sociale për një periudhë të pacaktuar”.

42 vjeçarja ndërroi jetë të mërkurën, njoftonte klinika e ndërhyrjeve estetike e bashkëshortit, të cilën e ndjera promovonte në rrjet.

Shkaku i saktë i vdekjes nuk dihet por besohet e ka lidhje me diagnozën e kancerit, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Miqtë e saj të ngushtë thonin se gruaja kishte zbuluar tumorin “pa e pasur idenë nga i erdhi”.

Lili promovonte procedura estetike bukurie prej vitit 2014, shpesh të shoqëruara me humor.

Ajo kishte shumë ndjekës në Instagram ashtu si dhe një kanal në rrjetin YouTube me 85,000 abonentë.

Kolegja e saj modele Mari Menezes shkruante: “Jemi në zi për ty që kujdeseshe aq shumë për ne”.

“Pa e marrë vesh se nga i erdhi, asaj i gjetën një tumor”.

“Ngushëllimet e mia bashkëshortit Ercole Spada Neto.”

Ky i fundit është kirurg plastik në São Paulo, dhe shprehte dhimbjen për humbjen e bashkëshortes, dhe bashkëpunëtores në promovimin e punës së tij. “Do të të dua përgjithmonë”, shkruante ai, sipas rrjetit The Sun.

FOTO GALERI
1/3
Modelja nga Brazili krijonte përmajtjet e saj në rrjet mbi procedurat kozmetike dhe ndërhyrjet plastike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA