Kujdes, pamje të rënda! Vrasja makabre e shqiptares në Athinë, dalin fotot e çekiçit dhe qeseve ende me njolla gjaku, si e fshehu trupin 39-vjeçari
06/12/2024 19:17
Top Channel ka siguruar fotot e rënda nga vendi ku 39-vjeçari Kastriot Cenko kishte fshehur trupin e bashkëshortes pasi e vrau.
Në pamje shihet çekiçi me të cilin ai e qëlloi, si dhe qeset plastike, ende me njolla gjaku, ku ai kishte fshehur trupin.
Pasi e vrau duke e goditur me çekiç e më pas e mbyti me duar, ai e ka mbledhur trupin fillimisht me një çarçaf e më pas me disa qese plastike.
Më pas e ka fshehur në pjesën e papafingo, që ndodhej brenda banesës, sipër derës së tualetit.
Top Channel