Fermerë të rajonit perendimor francez Charente shiheshin sot të hidhnin beton në zyrat e deputetes të Angoulême, René Pilato duke denoncuar situatën e rëndë të komunitetit të fermerëve që janë lënë pa rrugëzgjidhje, sipas përfaqësuesve.
Sekretari i sindikatës së fermerëve vendas Patrick Soury, dënonte njoftimin e dhënë nga krerët e Bashkimit Evropian për “arritjen e marrëveshjes tregtare” BE-Mercosur, duke thënë se “ky nuk është lajm i mirë për ushqimin në Francë”.
“Kemi ardhur të demonstrojmë para zyrave të të gjithë deputetëve të krahinës Charente. Sepse sot me këtë kontekst politik, ne jemi në pritje të ndryshimit pas ngërçit të rënies së qeverisë. Prandaj kemi ardhur të japim mesazhin se duhet të gjejmë kompromis me qeverinë. Ne kemi kontrata për të respektuar.”
“Lajmi i mbylljes së marrëveshjes tregtare për ushqim në Francë nga vendet latine nuk është diçka e mirë për muajt në vijim, pasi edhe nëse marrëveshja ratifikohet nga Parlamenti Evropian, ka ende procese për të kaluar”. “Shumë deputetë janë shprehur kundër këtij nënshkrimi me vendet e Mercosur, sepse kjo vë në rrezik fermerët evropianë. Në Francë, kjo ka të bëjë me importimin e produketeve që klientët nuk i dëshirojnë, pasi cilësia është ndryshe, mënyrat e prodhimit janë ndryshe, dhe rrjedhimisht edhe kostot e prodhimit të tyre janë ndryshe”, tha më tej Soury, për rrjetin vendas AFP.
Top Channel