Zyrtarët në Spanjë shembin vilën £1.3milionëshe të çiftit britanik pasi e kategorizuan ‘ilegale’ (fotot)

05/12/2024 15:46

Shtëpia me vlerë 1.3 milionë paundë e një çifti britanik në Majorca të Spanjës është urdhëruar të shembet pasi është quajtur ilegale nga qeveria spanjolle, raportojnë mediat britanike.

Vila e Lee e Georgie Pendleton në zonën qendrore Port d’Andratx të cilën ata blenë dhe jetojnë aty prej 16 vitesh, është urdhëruar të shembet para Krishtlindjeve nga autoritetet vendase, të cilat thonë se nuk do të japin asnjë kompensim.

Urdhri i pazakontë është lëshuar nga autoritetet prej vitit 2013 dhe tashmë po ekzekutohet “pas disa vitesh kërcënimesh” thonë çifti Pendletons, të cilët bashkë me pronarët e 11 banesave të tjera do të shkojnë apartamentet e tyre të kthyera në rrënoja.

“Kjo është tronditëse, ne nuk i kemi treguar ende fëmijëve”, tha zoti Pendleton për rrjetin britanik The Telegraph. “Kërkuam ndihmën e miqve për të shpëtuar sendet tona përndryshe do të kishin shkuar në kamionët e mbeturinave.

Çifti janë viktimat më të fundit të një skandali planifikimesh që po shkatërron dhjetra pronarë shtëpie në Majorca, në një skemë që është përsëritur në disa vendndodhje të tjera në të gjithë Spanjën.

Çështja nisi në 2005 kryebashkiaku i Andratx, Eugenio Hidalgo raportohet se lëshoi dhjetra leje ilegale ndërtimi në këmbim të rryshfetit.

“Ata na kërcënojnë prej vitesh me shembje duke na bërë të jetonim në ankth”, thotë zonja  Pendleton duke shtuar se shembja është shtyrë në pritje të apelit të pronarëve për të marrë kompensim.

Ajo shton më tej: “Meqë nuk kemi rezidencën ata nuk sqarojnë asgjë me ne. Ata ishin të kënaqur kur ne vinim këtu, por nëse ka ndonjë problem si ky, të lënë të izoluar”.

Zoti Pendleton tha se megjithëse do të humbasin shumë nga telashet, familja po përpiqet të shpëtojë sa mundet nga kjo katastrofë pasi zotërojnë një copë të tokës.

Rrjeti MailOnline kontaktoi bashkinë e Andratx por ende nuk ka marrë komente.

FOTO GALERI
1/3
Çifti janë viktimat më të fundit të një skandali planifikimesh që po shkatërron dhjetra pronarë shtëpie në Majorca, në një skemë që është përsëritur në disa vendndodhje të tjera në të gjithë Spanjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA