Vdes aktorja pasi konsumoi helmin e bretkosës në ritualin latin të meditimit (fotot)

05/12/2024 16:27

Një aktore e re meksikane raportohet se ka humbur jetën pasi konsumoi helmin e një bretkose të Amazonës, si pjese e një rituali spastrimit shpirtëror meditimi.

33 vjeçarja Rodríguez nisi të ndjehej keq teksa merrte pjesë në ritualin e veshtire “Kambo” në Meksikë origjina e të cilit është nga shamanet e vendasve indigjenë të Amerikës Jugore.

Helmi që merret nga bretkosa amazoniane e pemës njihet që shkakton efekte stimuluese dhe përdoret për detoksifikim nelekure, por pas ritualit Rodríguez nisi të villte dhe të ndjehej keq, derisa u dërgua në spitalin e kryqit të Kuq.

Por tragjikisht doktorët nuk arritën ta shpëtonin dhe kompania e produksionit njoftoi më pas vdekjen e saj.

Kompania meksikane filmike ‘Mapache Films’ tha në një njoftim se i jepte lamtumirën “koleges e mikes” dhe dërgonte ngushëllime për familjarët e saj.

Rituali ekstrem Kambo ku mori pjesë e ndjera kërkon konsumin e rreth 1 litri ujë dhe më pas aplikimin e helmit në lëkurën e plagosur qëllimisht të pjesëmarrësit, ndaj të cilit trupi reagon me të vjella ose jashtëqitje për të refuzuar helmin, shkruan rrjeti The Mirror.

Zonjusha Rodríguez nuk është e para që humb jetën gjatë Kabmo, teksa vitin e kaluar në Australi autoritete po hetonin vdekjen e dy njerëzve të dyshuar se kishin konsumuar helmin e bretkosës së Amazonës, shkruante The Mirror.

FOTO GALERI
1/5
Një aktore e re meksikane raportohet se ka humbur jetën pasi konsumoi helmin e një bretkose të Amazonës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA