“Rrugët po i asfaltojnë keq”/ Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec në protestë

05/12/2024 15:22

Banorët e fshatit Gështenjas në Pogradec kanë protestuar duke ngritur disa shqetësime në lidhje me standardin e punimeve që po kryhen për asfaltimin e rrugëve të brendshme të fshatit. 

Sipas tyre punimet nuk janë në cilësinë e duhur dhe projekti përfshin ndërhyrje në shtresën asfaltike ndërkohë që ende nuk janë bërë kanalizimet.

Për këshilltarin bashkiak të Pogradecit Arbër Male, projekti nuk ka standardet e duhura dhe ka shkaktuar problematika shtesë për banorët.

Sipas kryetarit të fshatit shqetësimet e banorëve janë të drejta dhe i janë adresuar disa herë bashkisë me qëllim rishikimin e projektit por pa rezultat

Një pjesë e problematikave të ngritura nga banorët pranohen edhe nga përfaqësuesit e kompanisë që po zbaton punimet të cilët sqarojnë se do të ketë rishikime të projektit

Projekti për sistemim asfaltimin e rrugëve të brendshme të disa fshatrave dhe qytetit financohet nga bashkia e Pogradecit dhe është ndarë në disa faza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA