Shifra e pabesueshme e emigrantëve ilegalë të ardhur me gomone në Britani ka arritur në 34,000 vetëm për këtë vit, sipas te dhenave zyrtare.
Kjo vjen pas shtimit të 289 te ardhurve të shpëtuar javën e fundit në ngushticën e Dover, njofton ministria e brendshme, duke treguar se trafiku i emigrantëve vazhdon çuditërisht i patrazuar megjithë retorikat e qeveritarëve për ‘masa të vazhdueshme kundër tij.’
Rrjeti vendas Daily Mail shton se moti relativisht i favorshëm ka nxitur trafikantët të tentojnë më shumë lundrime në ngushticën me Francën teksa dy ditët e fundit gjashtë gomone të mbushura me njerëz u zbuluan në mesin e ngushticës nga forcat kufitare dhe u sollën në portin anglez të Dover.
Grupet e burrave të rinj, me jelekë portokalli sigurie, u dërguan në terminalin e emigrantëve në Jetfoil.
Mbërritjet e reja ilegale e çojnë numrin e të ardhurve sivjet në 33,973 me rreth 731 gomone – nga të cilët 20,399 kanë kaluar ngushticën vetëm pas ardhjes në pushtet të laburistëve në korrik, me premtime te zellshme të reduktimit të emigracionit ilegal.
Shifrat shokuese të ministrisë së brendshme britanike tregojnë se emigracioni neto arriti në 906,000 njerëz që prej qershorit 2023.
122 ilegalë mbërritën të dielën me dy gomone, megjithëse ministrja e re e brendshme Yvette Cooper ishte zotuar “të vendoste rregull” në emigracion, duke fajësuar qeverinë e mëparshme konservatore per “prishjen e kontrolleve”, shkruan rrjeti vendas Daily Mail. Por duket qartë se asgjë nuk ka ndryshuar prej atëherë.
Një zëdhënës i ministrisë së brendshme angleze tha sot: “Ne duam të ndalojmë lundrimet e rrezikshme me gomone që kërcënojnë jetën dhe sigurinë e vendeve, por trafikantët nuk duan t’ia dinë dhe shfrytëzojnë njerëzit e dobët që kalojnë ose vdesin, për sa kohë ata paguajnë paratë. Ne do të vazhdojmë të punojnë për të çmontuar këtë model dhe sjelljen e tyre para drejtësisë”, tha zëdhënsi sipas Daily Mail.
Top Channel