Gjyqi për Ilir Beqjan! Prej 6 orësh mbahet seanca e parë për gjykimin sipas akuzës së SPAK
05/12/2024 15:19
Në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillohet gjyqi për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha na një lidhje të drejtpërdrejtë raporton se “Prej 6 orësh po mbahet me dyer të mbyllura seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë për koncesionin e sterilizimit. Burime thonë se Beqaj ka kërkuar pushimin e akuzës, që i ngarkon veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Procesi vijon ende ndërsa kanë folur edhe të akuzuarit e tjerë. Parashikohet që palët të përfundojë pretendimet dhe më pas të ketë një mbyllje të gjykimit”.
Top Channel