23/01 14:08
Zëvendëskryeministri i Koresë së Jugut ka dërguar një letër, duke siguruar se ligji ushtarak është hequr, sipas agjencisë së lajmeve Yonhap.
“Të gjitha sistemet kombëtare, përfshirë politikën dhe ekonominë e Koresë, po funksionojnë normalisht si më parë”, thuhet në letër.
Raportohet se letra iu dërgua shtetve që janë fuqi të mëdha, duke përfshirë SHBA-në, Japoninë dhe Kinën, si dhe institucioneve kryesore financiare.
Kriza politike në Korenë e Jugut ka ndikuar në tregjet financiare, me monedhën e vendit, won, që ka arritur nivelin më të ulët në dy vjet dhe indeksin e aksioneve të Kospi të Koresë ka rënë me 1.4% sot.
Top Channel