Ndërprerja e papritur e energjisë në Kubë lë të gjithë ishullin në errësirë (fotot)

04/12/2024 15:26

Një ndërprerje masive e energjisë elektrike ka goditur Kubën pas dështimit të papritur të rrjetit kombëtar, duke shtuar zemërimin e njerëzve me ndërprerjet e përsëritura të energjisë.

Ndërprerja e papritur vjen pas një defekti në termocentralin Antonio Guiteras në Matanzas, që bëhet ndërprerja e tretë kombëtare në vetëm dy muaj, njoftojnë mediat perëndimore.

Qytetarë të zemëruar kubanë komentonin në rrjetet sociale Facebook duke shprehur zemërimin e tyre. “Shumë vuajtje për popullin e Kubës. Ata, qeveria duhet të largohet”, shkruante një prej tyre. “Sikur të mundeshim do të largoheshim të gjithë”.

Ndërprerje të shpeshta të energjisë kanë goditur Kubën muajt e fundit, përveç frikave për furnizimin me ujë e ushqime, në ishullin e sanksionuar nga SHBA.

Në tetor miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në vend kur një tjetër defekt në termocentralin Antonio Guiteras.

Ndërsa në mars ndërprerjet e energjisë dhe ato të furnizimeve me ujë e ushqime sollën protesta të gjera në Santiago de Cuba, qyteti dytë më i madh në vend.

Kuba merr energjinë e saj nga termocentrali më i madh Antonio Guiteras dhe disa të tjerë më të vegjël, të cilët konsumojnë naftë. Vendi prodhon vetë më shumë se gjysmën e karburantit të nevojshëm dhe pjesën tjetër duhet ta blejë, shkruan rrjeti The Mirror. Por sanksionet e SHBA bëjnë të vështirë operimin e tij në treg dhe kryesisht duhet te mbështetet në vende aleate si Venezuela e Rusia për çmime më të lira, shkruan rrjeti britanik The Mirror.

FOTO GALERI
1/2
Ndërprerje të shpeshta të energjisë kanë goditur Kubën muajt e fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA