Protestë para Kryeministrisë, të rinjtë dhe shoqëria civile kundër marrëveshjes për refugjatët në Shqipëri

02/12/2024 12:42

Kampet e ngritura në Shëngjin dhe Gjadër janë bërë shkak që aktivistë të shoqërisë civile në Itali por edhe në Shqipëri të ngrihen në protesta të përbashkëta kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut ndaj emigrantëve të ndaluar në brigjet italiane.

Tirana ishte ndalesa e tyre. Fillimisht para godinës së kryeministrisë e më pas para ambasadës italiane protestuesit e cilësuan ilegale marrëveshjen mes dy vendeve për ngritjen e kampeve, marrëveshje që po bllokohet nga gjykatat italiane.

Një ditë më parë protestuesit ishin në Shëngjin duke u shprehur kundër ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri.

Me pankartat “Rama-Meloni, partnerë në krime,” ata dënuan bashkëpunimin midis qeverive të të dy vendeve, duke theksuar se kjo qasje është në kundërshtim me parimet e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin e emigrantëve.

Aktualisht qendrat pritëse në Shëngjin e Gjadër janë bosh. Dy lundrimet e anijes libra me 16 dhe tetë emigrantë rezultuan të pasuksesshme pasi gjykatat atje kërkuan rikthimin në Itali të emigrantëve të kapur në det.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA