23/01 23:27
Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi një pjesë e një porti të tragetit u shemb në ishullin Sapelo të Gjeorgjisë.
Departamenti i burimeve natyrore të Gjeorgjisë tha se të paktën 20 njerëz u zhytën në ujë kur u shemb rruga. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:30 me kohën lokale në Marsh Landing Dock ndërsa turmat u mblodhën për një festë kulturore. Shumë njerëz janë dërguar në spital dhe operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi shembjen e vendkalimit. Brian Kemp, guvernatori i Gjeorgjisë, tha se ai dhe familja e tij ishin tronditur për ngjarjen e rëndë.
Top Channel