Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë ku ka marrë flakë kati i pestë i një pallati e për pasojë një person ka humbur jetën.
Zjarri ka rënë rreth orës 02:55 në rrugën “Ferit Xhajko”. Gazetarja Dorjana Bezat mëson se vatra ka qenë në kuzhinën e apartamentit dhe është përhapur deri tek dhoma e gjumit.
Ndërsa 57 vjeçari është gjetur në dhomën tjetër e cila nuk ka pasur zjarr, por dyshohet se ka ndërruar jetë nga asfiksia.
Ai ishte i martuar dhe kishte një femijë por në momentin e ngjarjes ka qenëi vetëm. Viktima është gjetur i shtrirë në një krevat.
Paraprakisht dyshohet se mund të ketë qenë nën efektin e alkoolit që nuk ka mundur dot të dalë pavarësisht se dera e apartamentit ka qenë e hapur.
Për rastin është ngritur një grup hetimor për të hetuar ngjarjen.
Top Channel