Zëdhënësi i qeverisë së Izraelit deklaroi se Hamasi Hamasi theu armëpushimin kur vrau 1,400 persona dhe u tërhoq përsëri në Rripin e Gazës.
I pyetur nga mediat gjermane, nëse Izraeli do të binte dakord për një armëpushim në një fazë, Eylon Levy u shpreh se kjo nuk do të ndodhte derisa Hamasi të shkatërrohet, duke shtuar se një armëpushim ishte në fuqi deri në ditën kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor.
“Ne nuk do të konsiderojmë asnjë armëpushim sado të përkohshëm, pa kthimin e pengjeve tona. Kishte një armëpushim më 6 tetor. Hamasi e theu atë. Ai vrau brutalisht 1400 njerëz dhe më pas u tërhoq përsëri në Rripin e Gazës. Një armëpushim fjalë për fjalë do ta linte Hamasin të ikte me vrasje. Do ta linte të lirë ta bënte përsëri”, tha ai.
Levy vazhdoi duke u shprehur se Izraeli nuk do të pushojë zjarrin derisa të arrijë “qëllimet e tij të luftës për të shkatërruar Hamasin, në mënyrë që të mos mund të lëndojë më popullin tonë dhe të mos kryejë më kurrë atë që bëri më 7 tetor”.
There will be no ceasefire that leaves our hostages in Gaza and Hamas in power. Forget about it.
We will fight to wipe out the perpetrators of the October 7 Massacre and to bring our hostages home.
My interview with @dwnews pic.twitter.com/XeiEGOxQEd
— Eylon Levy (@EylonALevy) November 7, 2023
Top Channel