Rritet kërkesa për kredi/ Ulja e normës së interesi ndikoi që bizneset dhe personat të marrin më shumë hua
22/01 19:55
Ky stabiliment i pulave ne Fier është një tjetër shembull suksesi i një ish emigranti që zgjodhi të kthehej dhe të investonte në Shqipëri.
Agim Driza tregon rrugëtimin e tij në këtë biznes që nis pas një periudhe të vështirë disa vjeçare në emigrim në Greqi dhe rikthimit në Shqipëri ku me përvojën e fituar atje dhe kursimet e mbledhura ndërtoi fillimisht një fermë modeste për rritjen e pulave në fshatin e tij Radostinë.
Sot ka 10 stalla moderne me kapacitet 20 mijë krerë secila duke mbuluar jo vetëm tregun e Fierit por të gjithë vendin. Në këtë aktivitet janë punësuar edhe 50 punonjës të zonës.
Top Channel