Zani Çaushi mbërrin në gjykatën e Korçës nën masa të rrepta sigurie
25/03/2021 13:23
Zani Çaushi ka mbërritur në dyert e gjykatës së Korçës nën masa të rrepta sigurie.
Seanca e sotme përkon me kërkesën për lirimin me kusht që ka bërë Zani Çaushi.
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa do të shqyrtohet nga i njëjti gjyqtar që pushoi çështjen muaj më parë nga Selaudin Pysqyli.
Prokuror do të jetë Ervin Beqiri ndërsa do të mbrohet nga i njëjti avokat Arben Lena.
Top Channel