“Letra që hidhen nga dritaret”- protestuesit pushtojnë parlamentin pas manipulimit të zgjedhjeve

06/10/2020 08:08

Pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e kaluar në Kirgistan kanë shpërthyer protesta masive. Protestuesit të cilën nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve kanë depërtuar në parlament në kryeqytetin, Bishkek.

Pamjet treguan njerëz në zyrën e Presidentit Sooronbai Jeenbekov dhe duke hedhur letra nga dritaret. Gjithashtu kishte pjesë të ndërtesës që ishin në flakë.

Më herët protestuesit u përleshën me policinë, ku kjo e fundit e shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës. Përplasjet vijnë mes akuzave për manipulim të votave në zgjedhjet e së dielës së kaluar.

Pas votimit, vetëm katër parti nga 16 kaluan pragun prej 7% për hyrjen në parlament, tre prej të cilave kanë lidhje të ngushta me Presidentin Jeenbekov.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA