24/01 09:19
Pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën e kaluar në Kirgistan kanë shpërthyer protesta masive. Protestuesit të cilën nuk e njohin rezultatin e zgjedhjeve kanë depërtuar në parlament në kryeqytetin, Bishkek.
Pamjet treguan njerëz në zyrën e Presidentit Sooronbai Jeenbekov dhe duke hedhur letra nga dritaret. Gjithashtu kishte pjesë të ndërtesës që ishin në flakë.
Më herët protestuesit u përleshën me policinë, ku kjo e fundit e shpërndau turmën me ujë dhe gaz lotsjellës. Përplasjet vijnë mes akuzave për manipulim të votave në zgjedhjet e së dielës së kaluar.
Pas votimit, vetëm katër parti nga 16 kaluan pragun prej 7% për hyrjen në parlament, tre prej të cilave kanë lidhje të ngushta me Presidentin Jeenbekov.
Top Channel