KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Neritan Cena
06/10/2020 10:10
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Neritan Cena është shkarkuar nga detyra.
Cena është shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi ka zbuluar burime të pamjaftueshme dhe transaksione të dyshimta në shit-blerje makinash për gjyqtarin.
Seanca e dëgjimit për gjyqtarin Cena u mbajt me 2 tetor, ndërsa sot u dha vendimi për shkarkimin e tij.
Top Channel