“Sfida e imitimeve!” Gold AG përballë Anxhela Peristerit; ja cilët artistë shqiptarë imituan në “Shiko Kush LUAN”

04/10/2020 17:28

Në puntatën e dytë të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën dy nga të ftuarit ishin edhe dy këngëtarët e njohur Anxhela Peristeri dhe Gold AG.

Një nga sfidat dedikuar Arian Gushit, “Gold AG”, ishte sfida e imitimeve. Në këtë sfidë Gushi vendosi të imitonte disa nga këngëtarët më të famshëm shqiptar. Ai nisi me këngëtarin Shpat Kasapi, vazhdoi me këngëtarin Meda për të vazhduar tek i madhi Arif Ziberi, këngëtari i grupit Elita 5. Reperi imitoi në fund të kësaj sfide me një këngë edhe grupin Marigona, duke përfunduar kështu me sukses lojën e tij.

Por nga ana tjetër,pjesë e kësaj loje në mënyrë “vullnetare” për të fituar pikë për skuadrën e saj u bë edhe Anxhela Peristeri.

Kjo e fundit me ndihmë nga skuadra blu imitoi sërish disa këngëtar të famshëm shqiptar. Ata ishin: “Eli Fara, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi e gjithashtu edhe Mariza Ikonomi”.

Në këtë mënyrë sfida e imitimeve solli në “Shiko Kush LUAN” mjaft hare e muzikë, e cila siç dihet nuk mungon kurrë në emision.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA