Udhëtimi me autobusë në Tiranë është kthyer në një tmerr për shumë qytetarë.
Edhe pse jetojmë nën rregullat e ashpra anti-covid për shkak të përhapjes së pandemisë, përsëri këto rregulla nuk zbatohen.
Autobusët jaë të mbushur plot e përplot dhe jo me një numër të kufizuar njerëzish. Disa prej qytetarëve janë të pajisur me maska, kurse shumë prej tyre jo duke mos u frikësuar aspak nga prekja me COVID.
Dihet që trafiku është shumë i rënduar ditëve të fundit për shkak të punimeve ë shumta që po behen rrugëve të Tiranës, duke u detyruar që qytetarët të qëndrojnë me orë aty. Autobusët po kthehen në vatra infeksioni duke lehtësuar më shumë përhapjen e këtij armiku të padukshëm që po merr aq shumë jetë njerëzish në të gjithë botën.
Top Channel