​10-vjet nga vendimi i GJND, Osmani: Nder që përfaqësova Kosovën

22/07/2020 08:49

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 10-vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Pjesë e ekipit që përfaqësonin Kosovën ishte edhe Osmani, për të cilin tha se ishte nder për të.

“10 vjet më parë, GJND vendosi që shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. E kisha për nder të isha pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën që iu dha një përgjigje të gjithë atyre që kishin pyetje rreth ligjshmërisë së këtij akti si vullnet i njerëzve”, deklaroi Osmani.

Ajo më pas bashkëngjiti edhe një pjesë të opinionit rreth kësaj çështje të gjykatësit brazilian Trinidade që ishte në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA