Shkon të rregullojë apartmentin pas vdekjes së të ëmës, gjen kufomën e kalbur në frigorifer

02/05/2020 21:53

Një djalë shkoi të pastronte apartamentin e nënës së tij të ndjerë pas vdekjes, vetëm për të zbuluar një kufomë të dekompozuar në ngrirësen e saj.

Burri i paemëruar bëri zbulimin e kobshëm teksa po zbrazte apartamentin e nënës së tij në zonën Morningside Heights, në Manhattan, New York.

Kur gjeti mbetjet njerëzore ai thirri policinë, por prej dekompozimin hetuesit nuk kuptonin nëse ishte një burrë apo grua.

Ata besonin se qëndronte në ngrirëse prej të paktën një dekade, dhe po punonin për të kuptuar gjininë apo mënyrën e vrasjes.

Ekzaminuesi mjekësor i New York City pritej të kryente autopsinë. Trupi në ngrirëse ishte veshur i tëri me ngjitëse dhe policia po punon në teorinë se mund të jetë një qiraxhi i nënës së burrit që e zbuloi.

Kreu i policisë së zonës Asmir Basim tha për të përditshmen New York Daily News: Ai kishte hapur grirësen dhe nisi të ulërinte. Trupi ishte aty prej të paktën 10 vitesh, ndoshta 15”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA