Zonja e parë e SHBA, nuk ka marrë të gjitha regimet që priste pas një mesazhi sensibilizues që u dha amerikanëve mbi shëndetin mendor.

Melania Trump ndau disa këshilla në rrjetet sociale për ata që vuajnë nga këto probleme, pasi maji është shpallur muaji i sensibilizimit ndaj sëmundjeve mendore.

Ajo tha: “Maji është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor. Unë inkurajoj të gjithë amerikanët të luftojnë stigmatizimin dhe të ndihmojnë ata që vuajnë nga kjo, për të marrë kujdesin dhe trajtimin e duhur. Nëse ju ose një i dashuri juaj po vuan, ja ku janë mjetet për ta ndihmuar: https://cdc.gov/mentalhealth/index.htm”

Por disa nuk ishin të kënaqur me komentin dhe nisën të bënin lidhjen mes kësaj çështjeje dhe disa sjellje të kaluara të burrit të saj, si dhe me polikat e tij të emigracionit.

Një komentues postonte imazhe të fëmijëve në qendrat amerikane të emigracionit dhe pyeste: “Po këta a vuajnë nga probleme mendore? Pyes kot, ndoshta ngaqë po trajtohen si kafshë.”

Një tjetër shkruante: “Ti vetë je martuar me një gangster, filloje me atë njëherë”.

Edhe një i tretë kishte mendim të ngjashëm: “Nise me veten.”

Një tjetër komentonte: “Kur burri yt të dalë nga zyra në janar 2021, i gjithë shëndeti mendor do të përmirësohet … kjo është e garantuar.”

Zhvillimi vjen teksa Presidenti Trump dha një urim për të studentët e akademisë ushtarake West Point 2020 para diplomimit të tyre.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA