Lajm i madh nga Franca, lojtari i Montpellier fiton luftën me koronavirusin!

02/05/2020 21:50

Koronavirusi nuk ka kursyer as futbollistët, por shumica e tyre e kanë kaluar pa patur vështirësi. Por, ndryshe ishte situata për lojtarin e Montpellier, Junior Sambia.

23-vjeçari në javën e kaluar u shtrua në spital dhe madje erdhi lajmi se u përkeqësua teksa u dërgua në terapi intensive si dhe për të mirën e tij, mjekët vendosë ta fusnin në koma artificiale. Megjithatë, në ditën e sotme ka ardhur lajmi i mirë dhe mesfushori është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Madje, së shpejti pritet që të dalë edhe nga spitali për të vëzhduar trajtimin në shtëpi derisa COVID-19 të zhduket krejtësisht nga organizmi i tij. Por, e rëndësishmja është se pjesa më e vështirë ka kaluar dhe tashmë lufta ndaj virusit vdekjeprurës mund të konsiderohet e fituar. Një lajm fantastik ky për skuadrën e Montpellier dhe të gjithê futbollin francez që për shkak të COVID-19 i vuri drynin përpara kohe këtij sezoni duke shpallur zyrtarisht kampione skuadrën e Paris Saint Germain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA