Një gjuetar ka qëlluar me armë një djalë 7-vjeçar pasi e ngatërroi me një gjel deti, njoftoi policia.
I vogli dhe vëllai i tij i madh kishin dalë për gjueti në parkun Camp Creek në Virginia.
Por ata të dy u qëlluan nga një gjuetar i tretë që nuk ishte me ta. Ky i fundit tha se kishte qëlluar ndaj diçkaje që mund mund ta shihte qartë, pasi besonte se lëvizjet e viktimave ishin ato të gjelave të detit, raportonte për ngjarjen oficeri i parkut GW Wood.
I vogli u dërgua me urgjencë në spital dhe gjendja e tij raportohej e qëndrueshme një ditë më parë. Policia ende nuk ka publikuar emrin e vëllait të tij, i cili ishte plagosur më lehtë se i vogli.
Policia është duke hetuar incidentin dhe po vendos nëse të ngrejë akuza ndaj gjuetarit.
Mediat vendase raportonin se kjo do të varet nga masa e lëndiit të shtatë-vjeçarit. Edhe identiteti i qëlluesit nuk është publikuar.
Top Channel