77-vjeçarja pa drita jeton e vetme me qiri, frikë se mos e zë shtëpia brenda. Thirrje qeverisë për ndihmë

02/05/2020 21:38

Ndodhemi në fshatin Bargullas të qytetit të Çorovodës pranë banesës së Afërdita Keli nëna 77 vjeçare e cila jeton në këtë banesë të rënduar.

Banesa është e çarë në të gjitha anët e sa,j muret nuk mbahen më të krisura dhe të rrënuara totalisht. Banesa e saj është e pa banueshme kur edhe kur bie shi ajo me qiri në dorë ri zgjuar duke hequr ujin që i futet brenda.

Nuk kam asnjë të ardhur tjetër që ti rregulloj shtëpitë me një pension fshati çfar do bej do ushqehem, do ble ilaçet apo do paguaj dritat. Kam 4 vjet pa energji elektrike që mi kanë prerë. E vetme jetoj në këtë gjendje skandaloze”, shprehet 77-vjeçarja.

“Ju lutem i bëj thirrje qeverisë Kryeministrit ose dhe donatoreve nëse kanë mundësi të më ndihmojnë sado pak edhe këto ditë që më kanë ngelur për të jetuar”, përfundon ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA