Masakra e Poklekut në një libër/ Promovohet libri “Shtëpia me gjak në mure” i autorit dhe ish0-ushtarit të UÇK, Afrim Hysenaj
19/01 12:51
Fjala “inshallah”, e cila përdoret shumë shpesh në jetën e përditshme nga ana e myslimanëve, ka hyrë në fjalorin e gjuhës gjermane.
Në uebfaqen “Duden”, portali i fjalorit dhe njëherësh udhëzuesit drejtshkrimor më të rëndësishëm të gjermanishtes, fjala “inshallah” është shtuar në formën “inschallah”.
Përkufizimi i fjalës është dhënë si “në dashtë Allahu”.
Aty sqarohet gjithashtu se origjina e kësaj fjale është arabishtja dhe ka një përdorim të shpeshtë në mesin e myslimanëve.
Ende nuk është njoftuar nëse fjala “inshallah” do të përfshihet në fjalorin e radhës të shtypur nga “Duden”. / AA
Top Channel