Monika Stafa

Exclusive i ka kushtuar mbrëmjen e së dielës, piktorit të njohur shkodran, artistit të ngjyrave shqiptare, shkodranit të apasionuar pas vendit të tij, Simon Rrotës, një dokumentar historiko- biografik me qëllimin e mirë të promovimit të vlerave të vërteta të artit shqiptar atëherë kur sapo kish nisur ai rrugën e tij.

I them vedit këto fjalë; ke thye i pari akullin e vjetër, tue cilë rrugë të re për rininë, e cila, vetëm e vetëm prej mejet në Shkodër e pati fillesën…
Simon Rrota

“Po shkruej për vedi e Shkodrën”

Pjerin Sheldija, piktor i njohur por dhe një dashamirës i artistit thotë se, për mua ka kenë mësues me veprën e tij e me sjelljen e tij. Njeri shumë i butë, njeri shumë i dashtun, kujtoj një shprehje të bukur të profesorit tem, Nexhmedin Zajmi, i cili na thoshte, ju njoh karakterin tu ju pa punën tuj. Më fort se për Simon Rrotën nuk është ndryshe. Ndërsa Rita Drishti, mbesa e piktorit, kujtonte ndër të tjera se i vëllai i gjyshes, Karlës, ishte shok i ngushtë me Simonin. Ajo kujtonte se e pashë dy- tri herë dhe nuk e di pse më ngacmonte ndjenja për të; që ky bën për mu dhe një nga këta vëllezërit, ishte i mendimit që motra të mos vinte në Shqipëri. Nuk e dini ju se cfarë është Shqipëria, thoshte, ku po e cojmë ne motrën?

Shkodra kaherë…

Shkodra ishte një nga qytetet kryesore të Ballkanit në shek. XIX dhe qyteti më perëndimor i Perandorisë Osmane. Asokohe Shkodra feudale, që njihej për pazarin e saj oriental, lëkundej në rënie duke humbur shkëlqimin e mëparshëm, për të marrë më pas një pamje tjetër gjatë shek. të XX-të. Megjithëse ishte një qytet që gëlonte prej jetës orientale, Shkodra nuk mbeti prapa qyteteve të tjera mesdhetare që u prekën prej jehonës së revolucionit francez, të cilat po e mirëkuptonin nacionalizmin e shek. të XIX-të.

Personaliteti i një artisti formohet gjatë jetës së tij krijuese dhe në të shumtën e rasteve zhvillimi i intelektit profesional të një njeriu nuk janë të shkëputura nga toka ku lindin.

Profil

Simon Rrota u lind në vitin 1887 në Shkodër, në një familje katolike qytetare shkodrane. Mësimet e para i mori në shkollën franceskane. Ndihma intelektuale e At Gjergj Fishtës ishte bujare dhe mbështetëse. Simoni takimin e me At Fishtën e përshkruan kështu: “…Pater Gjergj Fishta, i cili ishte drejtor i shkollës franceskane .. u merrte me vizatim. E material pikture kishte mjaft. Më vinte turp se ishte hera e parë që do të flitshe me të. Dëshira që i paraqita për kërkesën e materialit e gëzoi shumë… më mori për krahu dhe më dha një sasi të mirë me lapsa, goma, letra vizatimi, modele të ndryshme”.

Simoni u kthye në Shkodër në vitin 1914. Kriza ballkanike, situata politike dhe ekonomike e asaj kohe në vend, e detyrojnë të punojë si fotograf, mësues, përkthyes i gjermanishtes dhe italishtes në shumë krahina të vendit, pa harruar për asnjë cast pasionin për pikturën. Simon Rrota me pikturën e tij na rrëfen se i përket mjedisit shkodran. Historia, natyra, arkitektura, kultura zakonore dhe veshjet e njeriut në këtë trevë, u bënë burim i krijmtarisë së piktorit.

Simoni u kthye në Shkodër në vitin 1914. Kriza ballkanike, situata politike dhe ekonomike e asaj kohe në vend, e detyrojnë të punojë si fotograf, mësues, përkthyes i gjermanishtes dhe italishtes në shumë krahina të vendit, pa harruar për asnjë cast pasionin për pikturën. Simon Rrota me pikturën e tij na rrëfen se i përket mjedisit shkodran. Historia, natyra, arkitektura, kultura zakonore dhe veshjet e njeriut në këtë trevë, u bënë burim i krijmtarisë së piktorit.

Dashuria e tij…

Simon Rrota nuk ishte larguar thellësisht nga Milano ku ai kreu studimet. Mendja dhe zemra i rrinte gjithmonë tek nj vajzë e bukur milaneze me emrin Carla. Ai i dërgoi Carla Caminatit, vajzës që dashuronte, nga Fieri në Milano një kartolinë. Teksa lexon rreshtat e saj.. ndihet butësia me të cilën Simoni, i drejtohet bukuroshes milaneze, teksa i dëshmon se vazhdon të ruajë të njëjtat ndjenja për të, si më parë.
“E nderuar Zonjë, …iu kam shkruar tri herë, por nga ju nuk kam marrë asnjë përgjigje, shpresoj që të jeni mirë me shëndet,.. ju kam kërkuar disa herë të më dërgoni fotografinë tuaj, po kush e di nuk e ndjeni të ma dërgoni. Ndërkaq unë iu kam nisur të timen. Dëshiroj të di, nëse duhe shpresuar për atë që ka ndërmjet nesh. Po iu nis përshëndetjet e mia më të sinqerta, duke iu shtrënguar ngrohtësisht dorën.

Piktura e S. Rrotës nuk mund të shfaqej në Shkodër e vecuar nga të gjitha veprimtaritë e tjera intelektuale, pasi individë nga familje të mesme dhe të pasura po edukoheshin dhe arsimoheshin në perëndim në fusha të ndryshme. Intelektualë, artistë dhe klerikë të njohur filluan të lënë shenja të rëndësishme me ndikim europian. Ata formuan personalitetin e tyre dhe sollën ndryshimin që u dallua edhe në veshjet e tyre, duke nisur që nga këpucët e deri tek kravatat dhe papionët.

Simon Rrota, i përket atij realizmi të ri që u shfaq në fillim të shek. XX e që mbështetej në traditën klasike të pikturës perëndimore. Simon Rrota u rrit në një Shqipëri, e cila qëndronte mes moralit të një shpirti të butë që pat shfaqur Migjeni dhe nacionalizmit trumbetues të Mit’hat Frashërit.

Ata ishin dy njerëz të fuqishëm që edhe pse me botëkuptime të ndryshme i gjenin forcat e zhvillimit te individi dhe puna. Faktet në jetën e S. Rrotës lidhen ngushtësisht me përpjekjet për artin sepse ai besoi që në fillim në art dhe kulturë. Në ditët e sotme bindemi se krijoi i prirur më shumë nga pasioni i një njeriu kulturdashës se sa nga nxitja e një egoizmi konkurrues. Hapësira e jetës shkodrane ndikoi në vlerat e pikturës së Simon Rrotës, duke na trashëguar pamjet e asaj Shkodre që nuk do mundemi ta shohim më askurrë. Zëri i tij modest paralajmëroi një të ardhme për të cilën ai nuk e kurseu talentin. I drejtë dhe gjithëherë i gëzueshëm, ai vazhdoi të pikturojë për të sjellë, ku i dihet, mbase edhe mes nesh kode të fshehta mbushur me tone nostalgjie dhe një lloj brenge romantike që e shoqëronin në atë vetflijimin e tij, në artin me karakter të theksuar etnografik.

Për më shumë na ndiqni në youtube:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA