Banorët e zonës së “Astirit” janë përplasur me policinë. Paraditen e sotme ata kishin dalë për të bllokuar rrugën, por janë ndalur nga efektivët blu.

Për pasojë, mësohet se ka disa persona të shoqëruar. Gjatë konfrontimit është thyer edhe xhami i furgonit të policisë.

Në protestë ndodhet edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Paraprakisht thuhet se edhe ai është shoqëruar në polici.

Një prej banorëve ka pësuar humbje të ndejave dhe është shtrirë në anë të rrugës.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA