Prej 35 vitesh ruan “delen rudë”, njihuni me Ekrem Onuzin nga Kukësi
19/01 12:41
Një zjarr i përmasave të mëdha ra të hënën në zonën e Orikumit.
Punonjësit e zjarrfikëseve kanë punuar për dy orë për t’i vënë flakët nën kontroll. Zjarri u fik pak para mesditës.
Hetimet kanë nisur për shkaqet e zjarrit, i cili, i përhapur me shpejtësi prej erës së fortë, rrezikoi seriozisht shtëpi dhe banesa në Orikum.
Por, megjithatë, banorët e zonës thonë se nuk presin rezultatet e hetimit për të zbuluar se kush u vuri flakën shkurreve pranë bazës së Pashalimanit.
Sipas tyre, blegtorë të zonës i vënë shpesh flakën shkurreve për kullota të reja dhe një i tillë këtë të hënë doli jashtë kontrolli duke u shndërruar në rrezik për të gjithë.
Top Channel