Prej 35 vitesh ruan “delen rudë”, njihuni me Ekrem Onuzin nga Kukësi
19/01 12:41
Një i mitur shqiptar merret peng nga një shtetas grek i moshuar dhe një indan. Mediat fqinje raportojnë se 64-vjeçari grek dhe 39-vjeçari indian janë arrestuar nga policia helene pasi morën peng dhe përdhunuan një 14 vjeçar shqiptar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Triadha në ishullin e Evias dhe sipas nënës së adoleshentit, djali mbahej peng që prej 2 ditësh.
Sipas policisë greke dyshohet se 64-vjeçari pasi ka kryer marrëdhënie ka thirrur edhe 39-vjeçarin indian. Gjithsesi priten analizat nga mjeku ligjor për të përcaktuar saktë ajo çfarë ka ndodhur.
Top Channel