Prej 35 vitesh ruan “delen rudë”, njihuni me Ekrem Onuzin nga Kukësi
19/01 12:41
Një 16-vjeçar është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë pas një sherri me shokun e tij, pasditen e kësaj të enjteje në Fier.
Sipas burimeve të policisë, dy adoleshentët kanë pasur një zënkë të çastit. Njëri prej tyre ka nxjerr thikën dhe ka goditur tjetrin, 16-vjeçarin me inciale D.V. Edhe pse është dërguar me ambulancë në spital, i riu nuk arriti të mbijetojë për shkak të hemorragjisë.
Policia tha se ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe ka shpallur në kërkim 17-vjeçarin me iniciale F.G, shok i viktimës.
Ndërkohë po hetohet për të zbardhu motivet e krimit.
Top Channel