Një muze i ri me fokus të përgjithshëm është tashmë pjesë e kalasë së
qytetit të Gjirokastrës. Muzeu i çelur pas të paktën 30 vitesh
dokumenton jetesën e banorëve të luginës së Drinos dhe të qytetit të
Gjirokastrës, figurat me te spikatura ne historine e qytetit,
luftërave, por dhe te arsimit, si dhe gjetje arkeologjike te Lugines
se Drinosit, veçanerisht te teatrit te Adrianopolit.
Ne stendat e muzeut shikon Çerçiz Topullin, Musine Kokalarin, Ismail Kadarene dhe Enver Hoxhen. Eshte hera e pare qe pas 1990 qe figura e diktatorit Hoxha perfshihet ne nje muze ne vendlindjen e tij. Ne stendat e muzeut bie ne sy nje koleksion armesh te vjetra, si dhe veshja tradicionale e Gjirokastres.
Çelja e ketij muzeu eshte perfshire brenda projektit per rijetezimin e kalase, i cili kap vleren e 500 mije eurove,ku perfshihen 4 donatore angleze dhe amerikane perfshire ketu edhe fondin e ambasadorit amerikan per trashegimine kulturore.
Sadi Petrela, kreu i fondacionit ‘Gjirokastra’, i cili u mor me ngritjen e muzeut pohon se çelja e tij na mesoi mbi te gjitha mundesine per te restauruar armet apo veshjet tradicionale qe gjenden ne muzeumet e vendit.
Jane 18.000 kostume ne te gjtha muzeumet shqiptare, nje pjese e te cilave sigurisht qe kane nevoje te restaurohen.Muzeu ende nuk ka formalizuar te plote lejen per hapjen e tij nga Komisioni Shteteror i Muzeve. Sipas Petreles kjo do te zgjidhet pas aprovimit te statusit te muzeut nga ana e keshillit bashkiak Gjirokaster.
Muzeu i Gjirokastrës i shtohet fondit të muzeumeve te tjere te ketij qyteti si Muzeu Kombëtar i Armeve dhe Muzeu Etnografik i vendosur në shtëpinë e Enver Hoxhës. Të dy këta muze që nuk u rikonceptuan asnjëherë që prej celjes së tyre po shkojnë drejt degradimit prej mungesës së investimeve.
Top Channel