Von Rompuy, për vizitë në Kosovë
30/06/2010 12:05
Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Von Rompuy,viziton javën e ardhshme Kosovën.Kjo është vizita e parë e njeriut të parë të BE-së që kur ish kryeministri belg, ka marrë pozitën e presidencës evropiane pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
Ndonëse nuk dihet ende axhenda e presidentit, sipas RTK-së, Rompuy do të takohet me kryeministrin e vendit dhe zyrtarë të tjerë të BE-së në Kosovë.
Herman Von Rombuy, një politikan karriere është zgjedhur në nëntor të vitit 2009 presidenti i parë i Bashkimit Evropian, pas hyrjes në fuqi të traktatit të Lisbonës për të filluar zyrtarisht punën në krye të Unionit Evropian në janar të këtij viti.
Top Channel