Spiunët, Rusia: Shpresojmë në moscënimin e marrëdhënieve
30/06/2010 12:30
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka reaguar pas arrestimit të një tjetër personi në Qipro, i cili mendohet se është spiun rus.
Pak ditë pas vizitës së suksesshme të Medvedev në SHBA, kryediplomati i Kremlinit shprehet se shpreson që cështja e personave të arrestuar si spiunë të Rusisë, të mos ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe.
“Shpresojmë që arrestimi i disa rusëve të dyshuar për spiunazh të mos ketë impakt negativ në marrëdhëniet ruso-amerikane”, thekson zëdhënësi i ministrisë. Më tej ai shton se Moska i ka dërguar një kërkesë për sqarim sekretarit të Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.
Top Channel