Njeriu i zgjedhur për të drejtuar ushtrinë amerikane në Afganistan, Gjenerali Dejvid Petreas paralajmeron një përshkallëzim të dhunës në muajt e ardhshëm.
Ai i tha Komitetit për Shërbimet e Armatosura në Senat, që mbështeti emerimin e tij- se mbështet strategjine e Presidentit amerikan per terheqjen e trupave ne korrik te vitit 2011, por e cilesoi si nisjen e një procesi.
Sipas tij, situata e sigurise ne Afganistan eshte e dobet. Gjenerali paralajmeroi se rritja e standarteve per ushtrine dhe policine afgane eshte sfida kryesore, duke e krahasuar me konstruksionin e një avioni të avancuar, ne fluturim. Petreas u caktua ne kete detyre javen e kaluar, pas largimit te gjeneralit Stenli Mek Kristal, i cili ne nje artikull te botuar ne revisten “Rolling Stone” kritikoi administraten amerikane.
Top Channel