Kombëtarja e Koresë së Veriut ka mbërritur në Phenian pas dështimit në Afrikën e Jugut ku u shfaq si skuadra më e dobët me 3 humbje, 12 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar.
Ndoshta kjo është hera e fundit që shumë prej lojtarëve dolën jashtë kufijve të vendit komunist, pasi e ardhmja e tyre është në miniera apo fushat bujqesore.
Fillimisht u tha se regjimi komunist i dënoi ata me punë të detyruar në minierë por vështirë se do arrijmë të marrim vesh dicka për fatin e tyre.
Para rikthimit për në atdhe, 45 anëtarët e stafit kanë ndaluar në Pekin. Ndoshta si për të shijuar për herë të fundit luksin, ata kanë kaluar natën në një hotel me 5 yje në pronësi të Koresë së Veriut dhe më pas u nisën drejt Phenianit.
Top Channel