Flokët e Napoleonit shiten në ankand
30/06/2010 09:10
Një tufë flokësh të prera nga koka e Napoleon Bonapartit mengjesin e ditës së vdekjes së tij, është shitur në një ankand në Zelandën e Re për 13 mijë euro.
Blerësi është një koleksionist londinez që ka dashur të mbetet anonim. Balukja kishte kishte tërhequr vëmendjen e shumë shtëpive ankandesh në Zelandën e Re, Lituani, Britani, Hong Kong, SHBA e Francë. Flokët bënin pjesë në koleksionin e 40 objekteve të lidhura me Napoleonin që arrin vlerën 100 mijë dollarë.
Mes tyre ndodhet edhe ditari i një gardiani në burgun ku u mbyll ish perandori, i cili kujton fragmente nga bisedat më ish njeriun më të fuqishëm të Frances. Ky ditar u shit për 6600 dollarë.
Top Channel