Debate te ashpra në Komisionin e Ligjeve
30/06/2010 10:45
Debate të forta në Komisionin e Ligjeve në seancën dëgjimore që po zhvillohet me kandidatët për në Gjykatën e Lartë.
Kandidati për Gjykatën e Lartë Medi Bici deklaroi se nuk gëzon mbështetje politike, ndërkohë deklaroi se ka zgjedhur drejtësinë në punën e tij.
Ndërkohë deputeti socialist Sajmir Tahiri debaton me kreun e komisionit Ilir Rusmali për procedurat.
“Ky është një proces i montuar politikisht dhe do të përfundojë më votim të hapur”, tha Tahiri, ndërkohë që pas kësaj deklarate Rusmali i hoqi të drejtën e fjalës.
Top Channel