Berisha: Mbajmë premtimin, rrisim pensionet
30/06/2010 11:40
Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se rritja e pensioneve prej korrikut për 270 mijë pensionistë në fshat do të bëhet me 10 përqind, ndërsa për pensionet e larta dhe ato suplementare 4 përqind.
Duke folur në mbledhje qeverie, kryeministri theksoi se në parlament buxheti do të cohet me shpenzime të shkurtuara 25 përqind.
“Reduktimi i shpenzimeve nuk prek rrogat dhe pensionet”, siguroi kryeministri.
Po ashtu shefi i qeverisë njoftoi se qeveria ka gati ligjin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Top Channel